Marko Pjaca, mesfushori i Kroacisë dhe Juventusit, e ka papranuar se nuk do ta kenë lehtë ndaj Kosovës, me 6 tetor.
Përfaqësuesi i Kroacisë, Marko Pjaca, ka respekt për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila debutoi në eliminatoret për Botërorin e Rusisë,
Futbollisti i ri i Juventusit kërkon nga bashkëlojtarët që të kenë kujdes nga skuadra e Albert Bunjakit, në duelin që do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë. Kjo skuadër po përmirësohet lojë pas loje. Jemi në një grup të vështirë”, ka thënë mesfushori ofanziv, shkruan Zëri.