Ylli i YouTube Kanghua Ren u dënua me 15 muaj burg dhe 20,000 euro gjobë për një video të postuar në Janar të 2017-ës.
Videoja, e cila gjeneroi reagime të shumta online, tregonte Ren duke i dhënë një njeriu të pastrehë biskota Oreo të mbushura me pastë dhëmbësh.
“Mbase mund të kem shkuar larg me këtë veprim por shikoni anën pozitive sepse e ka ndihmuar të lajë dhëmbët,” mësohet të ketë thënë Ren.
“Mendoj se nuk i ka larë dhëmbët që kur ka ngelur i varfër.”
52-vjeçari i pastrehë volli biskotat menjëherë pasi i kishte ngrënë dhe kishte thënë për një gazetë se kurrë në jetën e tij nuk ishte trajtuar aq keq. Dënimi i Ren u dha ditën e Premte.
Gjithashtu të gjitha kanalet e tij në median sociale si dhe kanali në YouTube janë mbyllur për pesë vite. /PCWorld Albanian