Christine McQueen është ylli i filmave porno por ajo mendon se është thjesht një nënë që është punësuar në këtë industri, asgjë më shumë.
McQueen është e dashura e biznesmenit të njohur Richard Pratt dhe ndër figurat më të njohura të pornografisë, por asaj nuk i bën përshtypje kjo gjë.
“Unë jam thjesht një nënë e punësuar dhe punoj në industrinë pornografike”, thotë Christina, emri i vërtetë i te ciles është Madison Ashton,
McQueen ka dy fëmijë, dhe u shfaq kohët e fundit në media edhe si dashnorja e biznesmenit Richard Pratt. Ajo zbuloi sekretin se çfarë i ka ndodhur kur ka shkuar pas djalit të saj në shkollë.
“Djemtë në shkollë i dëgjoja duke përmendur emrin tim. Për fat të keq, ata shfletojnë internetin dhe e dinë se kush jam unë. Djali im pyeti se çfarë po ndodhte, dhe ai më tha se disa miq nga shkolla e tij i kanë thënë: ‘Hej, Nëna yte është një prostitutë’”.
“Megjithatë, ai nuk u brengos për të. Ai u kthye në sheshin e lojërave, sepse ai mendoi se ata djem ishin budallenj”, tha aktorja e pornos.