Asamblisti i VV’së, Ylli Hoxha, e ka bërë përgjegjës SHIK’un për rrugët e prishura në lagjet kryesore të Prishtinës.
Sipas tij, ka gjashtë muaj që janë hapur kanalet nëpër rrugët e Prishtinës për t’i vendosur gypat e rinj të ujësjellësit e ende nuk janë mbuluar.
Krejt kjo, sipas tij, për të dëmtuar reputacionin e Shpend Ahmetit.
Lexojeni të plotë postimin e Yllit në Facebook
Eshte i shpifur torturimi i gjysmes se Prishtines nga Ujesjellesi Rajonal Prishtina. Ka nje vit, qe kjo kompani rajonale, e kapur dhe udhehequr nga SHIK-u, ka hallakatur nje pjese te madhe te Prishtines duke hapur kanale ne mes te rrugeve. Dhe ka mbi 6 muaj qe keto kanale rrine te hapura, ndonese gypat jane zevendesuar. Nuk ka kuptim te vonohet sanimi i rripave te hapur per as edhe nje dite, sepse kompanite jane te kontraktuara dhe jane te paguara, e koha na eshte bere vere. Qytetaret duhet ta dijne se hallakama ne rruget e Aktashit, Lagjes se Muhaxhereve, Dodones e Velanise, po mirembahet nga keta ‘bastard’ me moton ‘per inati te nuses me vdekte djali’ me qellim te demtimit te reputacionit te Shpendit. Kjo eshte e papranueshme!