Ish ylli i njohur i Borusia Dortmund, Kevin Grosskreutz është larguar nga gjiganti turk, Galatasaray. Ylli gjerman ishte i pafat pasi që nuk kishte arritur ta kompletoi transferimin e plotë te Gallata anipse kishte marrëveshje me këtë skuadër.
Grosskreutz po stërvitej me Gallatën që nga fillimi por që prania e tij në fushë pritej të ndodhte që nga muaji janar.
Por këtë situatë nuk ka mundur të duroi futbollistit gjerman. Grosskreutz është larguar nga skuadra nga Stambolli pasi që nuk po mund të qëndroi pa familje. Grosskreutz sot ka takuar trajnerin e skuadrës, Grosskreutz të cilit i është rrëfyer.
“Nuk po mund të qëndroj më. Distanca me familjen është e madhe. Jam mërzitur, dua të rikthehem, të jem afër tyre” ka thënë Grosskreutz.