Ylber Ramadani është futbollisti me mesatarën më të lartë të kilometrave të përshkruara në Serie A këtë sezon.
Statistikat u publikuan nga faqja e njohur, “Transfermarkt”.
Mesfushori shqiptar ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura.
28-vjeçari i Lecces la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pessina, Cristante e Freuler.