Përmes rrjeteve sociale yjet mbajnë të përditësuar ndjekësit e tyre me foto e informacione të ndryshme e ndër këto rrjete, Instagram-i është ai i parapëlqyeri prej tyre.
Beyonce, Kim Kardashian, Miranda Kerr e shumë të tjera kanë miliona ndjekës në këtë rrjet. E duke qenë të famshme pamja duhet të jetë gjithmonë perfekte, edhe kur s’është.
Në pamundësi për të qenë gjithmonë në formë dhe të kuruar në imazh shumë prej tyre i drejtohen programeve kompjuterike, si Photoshop-it për ndihmë duke bërë që shpesh të duken ndryshe në realitet dhe ndryshe në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale…edhe brenda së njëjtës ditë.
E këto raste nuk janë të izoluara, as sporadike por kanë prekur thuajse të gjitha femrat e famshme të botës së artit, muzikës e modës. / Top Channel