Yjet e estradës të cilët kanë shumë vjet në skenë

E publikuar: 15/12/2017 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithatë publiku asnjëherë nuk do t’i harroj ata këngëtarë të cilët për shumë vite i argëtuan me muzikën e tyre të mirëfilltë, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse, ai numëron më shumë së gjysmë shekulli në skenën muzikore, ai vazhdon të jetë ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu i cili ndonëse i takon gjeneratës së vjetër të këngëtareve, me zërin e këngët e tij ka arritur të jetë edhe sot ndër më të kërkuarit.

Një tjetër këngëtar i cili po ashtu numëron shumë vite në skenë, është edhe këngëtari Sinan Vllasaliu.

Sinani edhe më tej vazhdon të jetë ndër zërat më të pëlqyer nga publiku. Madje ai është edhe shumë i kërkuar në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

Kësaj gjeneratë të artë nuk ka si t’i mungojë edhe këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi-Dani.

Edhe Dani sikurse dy kolegët e tij edhe pas kaq shumë vitesh në skenë vazhdon të jetë shumë aktiv në skenë.

Po të përmendim artistët të cilët kanë dhënë shumë për krijimtarinë muzikore, nuk mund të harrojnë as këngëtaret të cilat njihen si “Bilbilat e Mushtishtit”.

Bëhet fjalë për Shyhrete Behlulin, Shkurte Fejzën, Remzie Osmanin e Motrat Mustafa.

Të gjitha këto këngëtare të njohura vazhdojnë të jenë shumë aktive në skenë me projekte të ndryshme. /Gazeta Express/