Ish-ministri grek i financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se reformat ekonomike në vendin e tij “do të dështojnë”.
Në një intervistë për BBC, Yanis Varoufakis tha se Greqia ishte subjekt i një programi që do të “hyjë në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik.”
Varoufakis tha, se ky program është i dështuar. “Kushdo që e merr përsipër zbatimin, nuk do t’ia dal.”
Varoufakis, i cili dha dorëheqje gjatë këtij muaji, është njëri ndër deputet grek, që ka pasur më së shumti përplasje me ministrant e financave të eurozonës.
Sipas tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i cili ka pranuar se ai nuk beson te shpëtimi, kishte pak mundësi. “Në kishim dy mundësi zgjedhje, ekzekutimin dhe kapitullimin. Ai vendosi për kapitullim, që ishte strategjia e fundit.”
(Gazeta Blic)