Me kërkesë të Ankarasë zyrtare, Kosova ka në plan ta dërgojë në këtë kryeqytet një ambasador nga komuniteti turk,shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pas zbehjes së raporteve me Turqinë, si pasojë e zhvillimeve pas puçit të dështuar ushtarak në këtë vend.
Burime të gazetës kanë treguar këtë javë se brenda pak kohësh, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pritet të vihet në krye të misionit të Kosovës në Ankara.
“Janë duke u bërë përgatitjet që ministri Yagcilar të dërgohet ambasador në kryeqytetin e Turqisë. Kjo lëvizje po bëhet me kërkesë të shtetit turk”, i ka thënë gazetës një burim në Qeveri. “Kërkesa, ndonëse joformale, është pranuar me lehtësi nga autoritetet tona”.


















