Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të komunikuar me kolegët në internet, megjithatë aplikacioni i ri Xros e bën më të lehtë bashkëpunimin me njerëzit jashtë kompanisë suaj, duke shmangur kështu email-et.
Duke përdorur një ndërfaqe minimale, ju mund të bisedoni në grup ose privatisht me kolegët e tjerë nëpërmjet mesazheve tekst, por edhe të ndani foto dhe skedarë nga shërbimet cloud.
Veçoria më e rëndësishme e aplikacionit Xros është se mund të ftoni një person në bisedë pa pasur nevojë që ata të shkarkojnë ndonjë gjë. Bisedën mund ta nisni duke vendosur adresën e tyre të email-it, dhe ata do të marrin një ftesë në email, ku mund të klikojnë tek aplikacioni në ueb dhe t’i bashkohen menjëherë bisedës.
Xros është themeluar nga Ami Ben-David, i cili ka zhvilluar ndërfaqen EverythingMe të Android-it.