Markat e smartfonëve “Xiaomi”, “Oppo” dhe “Vivo” ishin ndër pesë më të mirat globale për sa i përket dërgesave vitin e kaluar, sipas një raporti nga firma e kërkimit të tregut të teknologjisë “Canalys”, përcjell “Xinhua”.
“Xiaomi” zuri vendin e tretë, me dërgesat e saj në vitin 2021 që u rritën me 28% në bazë vjetore për të arritur në 191.2 milionë njësi. E ndjekur nga “Oppo”, në vendin e katërt me 145.1 milionë njësi, me rritje 22% me bazë vjetore. Ndërsa, “Vivo” renditet e pesta me dërgesën e 129.9 milionë njësive në vitin 2021.
Duke u pozicionuar në krye të Top 5, “Samsung” dërgoi gati 275 milionë smartfonë vitin e kaluar, ndërsa “Apple” renditet i dyti me 230 milionë njësi.
Të dhënat e “Canalys” tregojnë se ofruesit e telefonave celularë kanë dërguar 1.35 miliardë njësi telefonash inteligjentë në nivel global, duke u zgjeruar me 7% në bazë vjetore dhe duke iu afruar 1.37 miliardë njësive të përgjithshme në vitin 2019.