Adhuruesit e telefonëve Xiaomi nuk kanë pse të presin më sepse prodhuesi Kinez konfirmoi debutimin e Mi Max 3 më 19 Korrik.
Lajmin kompania e tha në forumin MIUI duke publikuar edhe një imazh.
Fotoja konfirmon datën dhe orën e debutimit.
Është spekuluar shumë rreth telefonit dhe sipas disa raportimeve do të ketë ekran HD+ 18:9 dhe bateri masive prej 5,400 mAh.
Specifika të tjera janë: 3GB ose 6GB RAM, 32GB ose 128GB memorie dhe procesor 1.8Ghz Octa-Core.
Edhe pse emri i procesorit nuk është mësuar ende, zakonisht kjo familje përdor procesorët Snapdragon.
Phableti i Xiaomi do të ketë dy kamera të pasme ku njëri është 12 megapiksel dhe kamër frontale 5 megapiksel së bashku me marrës IR, skaner të shenjave të gishtërinjve dhe Android 8.1. /PCWorld Albanian