Xiaomi ka krijuar telefon me ekran që paloset tre herë

E publikuar: 06/01/2019 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni me palosje i Samsung do tu duket relike e së kaluarës pasi të keni parë atë çfarë Xiaomi ka menduar.

Insajderi i njohur i industrisë mobile Evan Blass publikoi një video që besohet se i përket një telefoni Xiaomi i cili paloset jo dy por tre herë.

Përveç se ofrojnë më shumë hapësirë ekrani, dy panelet anësore palosen në një telefon të zakonshëm.

Edhe pse nuk ka detaje në video që provojnë se është telefon i Xiaomi, ka disa prova.

Në Korrik ET News raportoi se kompania ishte duke zhvilluar një telefon me palosje që do të debutonte në 2019-ën.

Kompania shquhet për dizajnet ekstreme siç është rasti Mi Mix. Nëse një kompani do të bëjë të paimagjinueshmen, Xiaomi është një prej tyre.

Sa i shtrenjtë do të jetë? Si do të fotografojë? Si do të paloset? Të gjitha këto janë pyetje të cilat shpresojmë një ditë të marrin përgjigje.

Nëse kompani si Xiaomi nuk prodhojnë telefonë të jashtëzakonshëm rrezikojnë të humbasin konsumatorë. /PCWorld Albanian