Pak orë pasi Oppo zbuloi telefonin e parë në botë me kamër nën ekran, Xiaomi u përgjigj me teknologjinë e tij.
Presidenti i Xiaomi zgjodhi rrjetin social Kinez Weibo për të publikuar një video të Xiaomi Mi 9 me kamër frontale nën ekran dhe të fshehur plotësisht pas tij.
Kjo do të thotë se versioni i ri i telefonit nuk do të ketë më as notch, as hole-punch e as kamera pop-up selfie në ekranin OLED.
Do you want a sneak peek at the future? Here you go…introducing you to Under-Display Camera technology!#Xiaomi #InnovationForEveryone pic.twitter.com/d2HL6FHkh1
— Xiaomi #5GIsHere (@Xiaomi) June 3, 2019
Megjithatë nuk është e qartë sesi teknologjia e re e Xiaomi funksionon. Së fundi kompania ka aplikuar për një patentë e cila thuhet se mbulon funksionalitetin.
Në patentë përshkruhen dy porcione alternative ekrani të cilët lejojnë dritën të kalojë nëpër sensorin e kamerës.
Edhe pse prototipi i Xiaomi duket funksional, nuk dihet se kur telefoni do të mbërrijë në treg. Në Mars të vitit të kaluar kompania postoi një