Pas ndeshjeve të mesjavës, sot nisë edhe xhiroja e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva do t’i bëj konak Llapit në stadiumin “Liman Gegaj”.
Në ndeshjen që luhet nga ora 15:00, Malisheva hyn pas humbjes së pësuar nga Ferizaj të mërkurën.
Derisa po të njëjtën ditë, Llapi kishte marrë fitore minimale prej 1-0 ndaj Feronikelit ’74, që tashmë edhe ka rënë nga liga edhe matematikisht.
Llapi e Malisheva janë përballur katër herë me njëri-tjetrin këtë sezon: tri herë në Superligë dhe një herë në Kupë.
Dy fitore i ka Malisheva, një Llapi dhe një ndeshje është mbyllur baras.
Malisheva është e treta në tabelë me 47 pikë, derisa Llapi i shtati me 36 pikë.
















