Në mes të ditës katë fëmijë të shkollës fillore “Mustafa Bakia” në Gjakovë, kanë qenë në rrezik të kindapimit nga disa persona të cilët ishin në një veturë (xhip) i zi.
Naser Dula, prindi i njërit prej këtyre fëmijëve rrëfen për “Zërin” gjithë historinë e këtij rasti.
Ai thotë se vetura ishte me targa nga Shqipëria “AA” si dhe mbrapa kishte të vendosur një flamur kombëtar.
“Djali më ka ardhur prej shkolle i traumatizuar rreth orës 15:30. Pasi e kanë kryer mësimin, kur kanë dalë nga shkolla kanë qenë me tre nxënës të tjerë dhe aty e kanë pa një xhip të zi, i cili i ka përcjellë tërë kohën.
Më pas, një person me flokë të gjatë ka dalë nga vetura dhe po supozohet se kanë pasur diçka në dorë (substance trullosëse) dhe më pas fëmijët kanë ikur, por që xhipi gjithë kohën i ka ndjekur ata”, ka treguar Dula, duke shtuar se fëmijët tani janë në shtëpi.
Nga ana tjetër, Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka në një prononcim për “Zërin” ka thënë se e gjitha kjo është një trillim.
“Është trillim i disa të rinjve. Nuk ka rast të lajmëruar por është bërë vetëm panik. Ne e kemi gjendjen nën kontroll”, ka thënë ai./infosot/