Kërshëri – Xhinset me plot gojën mund të cilësohen si “shefa” të veshjeve për pjesën më të madhe të popullsisë së botës. Moda e tyre bëri bujë në mesin e viteve ’50. Ndërkohë origjina e xhinseve nuk është Amerika por Franca. Mos u befasoni, ka edhe sekrete të tjera për to
Ditëlindja
Disa historianë, si datë historike të lindjes së xhinseve, njohin 20 majin e vitit 1873, ditë në të cilën Jacob Davis dhe Levi Strauss kanë marrë patentën për xhinset blu, pra të drejtën ekskluzive për prodhimin dhe shitjen e tyre.
Origjina
Por, historia e xhinseve ka filluar shekuj më parë. Në shekullin XV, në Chieri, pranë Torinos, prodhohej një lloj pëlhure blu e cila përdorej për të mbuluar mallrat e portit të Gjenevës. Përkthimi i Gjenevës (Genova) në frëngjisht “Gênes” qëndron në origjinë të fjalës Jeans (xhins). Ndërkohë që fjala denim është një amerikanizim i shqiptimit francez “serge de Nimes” (pëlhurë me njëfarë vijëzimi diagonal), një pëlhurë mesjetare e krijuar në Nîme të Francës, me të cilën prodhoheshin pantallonat që visheshin nga marinarët gjenovezë.
Ankandi
Më 25 maj të vitit 2001, një përgjegjës i firmës Levi-s bleu në eBay një palë xhinse shekullore, të gjetura në një minierë, për 46.532 dollarë. Ato u riprodhuan në 500 kopje duke u shitur me nga 300 dollarë secila.
Në luftë
Xhinset blu, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u mbrojtën falë ushtarëve amerikanë, të cilët i veshën kur nuk ishin në shërbim. Më pas, në mesin e viteve ’50 filloi edhe moda më e bujshme e tyre: xhinset u bënë shumë të populluara në mesin e të rinjve, si simbol ribelimi në adoleshencë, pasi James Dean i veshi ato në “rininë e djegur” në 1955, (rininë e shkuar dëm).
Xhinset e grisura
I pari që krijoi një palë xhinse të reja, të cilat dukeshin si shumë të konsumuara, të grisura (ende në modë), qe Marty Friedman, pronari i Limbo-s, një dyqani veshjesh në East Village në Nju Jork. Në fund të viteve ’60 ai i dërgoi xhinset në lavanderi për t’i dhënë efektin e vjetër, që u pëlqente aq shumë klientëve të tij hipi.
Pambuku
Nga një deng pambuku krijohen rreth 215 palë xhinse. Plantacionet e pambukut mbulojnë 34 milionë hektarë të sipërfaqeve të tokës dhe sipas Ethical Consumer përdoren 25% e insekticideve të botës dhe 10% e pesticideve. Ndaj, prodhimi i xhinseve nuk është gjithmonë i qëndrueshëm.
Ku “lindin” xhinset?
Më shumë se 50% xhinseve denim prodhohen në Azi e sidomos në Kinë, Indi dhe Bangladesh. Ndërkohë që vendi perëndimor më aktiv i prodhimit të xhinseve është Meksika.
Çështje peshe
Për të kuptuar se një palë xhinse janë më të përshtatshme në verë ose në muajt e ftohtë nuk është aspak e vështirë: mjafton të lexoni peshën e tyre nëse është në etiketë, përndryshe mund t’i peshoni vetë. Nëse peshojnë 10 inç (280 gramë) janë të lehta. Por nëse pesha e një palë xhinse shkon nga 12 deri në 21 inç (më shumë se 300 gramë) atëherë janë një denim i rëndë, më i përshtatshëm për sezonin e dimrit