Artur Korra, njani prej dëshmitarëve të thirrun nga Prokuroria në procesin kundër grupit të imamëve që akuzohen për rekturim të terroristëve në Gjykatën e Krimeve të Randa në Shqipni, ka deklarue se kishte shkue me luftu’ në Siri mbasi i premtuen se kanë me i dhanë 1500-2000 euro!
Korra asht pyetë dy herë nga Prokuroria e Krimeve të Randa. Në seancën e 26 Majit, ai tha se vuente nga skleroza, e nuk kujtohej se ka qenë në Siri, derisa gjatë pyetjes në Prokurori kishte thanë se ka luftue në Siri.
Kam shkue në Siri mbasi më premtuen se kanë me m’dhanë 1500-2000 euro, – ka pranue Korra, tue shtue se ka luftue në kuadër të grupit Gezenler kundër forcave qeveritare të presidentit Basar al-Assad.
Këtë përballje të dëshmive të tij e boton gazeta “Panorama” e Tiranës, simbas së cilës, njeriu që e ka rekrutue Arur Korrën asht njanin prej të pandehunve që po gjykohet me grupin e imamëve dhe ky quhet Gerti Pashja. Madje, Pashja i ka kërkue Gjykatës që procesverbali mos me u lexue në sallë, por kjo kërkesë asht rrxue.
Gerti pashjen e kam takue në Cërrik, – ka dëshmue Artur Korra. – Ai mbante ligjërata në nji vend faljeje të improvizueme në katin e parë të nji pallati, që e thirrnim musala. Pashja më tha se me luftue për zhihad në Siri asht detyrë e çdo myslimani.
Unë i thashë se kisha dëshirë me shkue, por nuk kisha parè, – vazhdon deshmia e Korres, – mirëpo imami më tha se kishte me m’i pague ai tana shpenzimet e udhetimit tim për xhihad. Ai më tha se duhej me luftue atje 4 muej, e në përfundim, ai kishte me m’dhanë 1500-2000 euro. Madje, ai kihste me u kujdesë edhe për shkeljen e afatit 3-mujor të vizës. Gerti Pashja na dha kuponat për me nxjerrë pasaportat, mue edhe Erzen Gashit. Mbasi i nxorëm pasaportat, Pashja na udhëzoi, që kur të kalonim kufinin, me i thanë policisë së po shkonim për me punue në Turqi.
Nana m’u lut që mos me shkue, – vazhdon dëshmia e dëshmitarit Artur Korra, – por unë i thashë se kam me shkue sepse me duheshin parèt. Herën e parë u nisëm me ikë nga Greqia, por në doganën e Kapshticës, policia në ktheu, sepse të dy e kithim thye ma herët vizën. Mandej na mori me makinë R.Mekolli, i cili na mbajti në shtpinë e tij në Pogradec atë natë, derisa të nesërmen na nisi për rrugë.
Xhihadisti shqiptar: Imami m’premtoi 2 mijë euro, prandaj luftova në Siri!
NGA KATEGORIA