Xhihadisti Lavdrim Muhaxheri shfaqet në lajmet e Euronews

E publikuar: 28/12/2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhihadisti i organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri duket se është ende gjallë. Shqiptari më i kërkuar është parë në një kronikë të Euronews.

Ndërkohë, pak ditë më parë mediet ruse dhe serbe dhanë lajmin e vrasjes së tij nga rusët.
Por, në kronikën e Euronews ai është parë në mesin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS), gjë që demanton lajmin për vrasjen e tij.

Ndonëse nuk dihet ende kur mund të jenë filmuar pamjet, aty shihet kosovari, i cili u raportua si i arrestuar e i vrarë nga shërbimet sekrete ruse