“Xhesika” flet për herë të parë pas ndarjes nga Bruno, kështu reagon kur pyetet për të

E publikuar: 20/10/2017 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por, që nga ai moment, bukuroshja me linjat seksi ishte bërë tejet e përfolur në mediet rozë, transmeton Gazeta Express.

Arta, gjithashtu është komentuar shumë për jetën e saj private. Së fundmi ajo ishte përfolur shumë për lidhjen e saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria.

Por, lidhja e tyre ende pa u zyrtarizuar mirë, mori fund.

Javë më parë në një intervistë, Bruno kishte deklaruar se për aq kohë sa zgjati ishte “OK”.

Mirëpo, Arta ishte më e rezervuar në këtë aspekt.

Aktorja e njohur më në fund në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi, kishte pranuar se lidhja e tyre ka mbaruar.

Ajo për emisionin “Mirage”, kishte thënë se “nuk bëhet tani kjo pyetje”, teksa konfirmoi me një “Jo”, që më nuk janë së bashku.

Ndryshe, Arta ishte pjesë e klipit të fundit të Brunos, ku të dy shfaqen si një çift tejet i dashuruar.

Tani gjithçka që ka mbetur mes tyre janë kujtimet dhe ky videoklip./Gazeta Express/