Futbollisti kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, shkruan Zëri.info.
Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit, e ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ ku ka shkruar: “Happy birthday brade. (Urime ditëlindja vëlla)”.
Në foton e publikuar shihet edhe flamuri i Kosovës dhe ai i Zvicrës të cilin e barti Shaqiri në finalen e Ligës së Kampionëve Bayern Munich-Borussia Dortmund në vitin 2013.
Shaqiri dhe Mandzukic e fiton Championsin me Bayernin aso kohe.
Ndryshe, Shaqiri do ta kërkojë Championsin edhe në këtë edicion, por kësaj radhe me Liverpoolin.
Më 1 qershor, Liverpool e sfidon Tottenhamin në finalen e madhe në Madrid. /Zëri.info/