Xherdan Shaqiri i lumtur për golat e parë në Premier Ligë (Foto)

E publikuar: 28/12/2015 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur për fitoren 4 me 3 ndaj Evertonit dhe për dy golat e tij të shënuar.

Shaqiri, që deri tani kishte shënuar vetëm një herë për Stoke Cityn në Capital One Cup, sot realizoi dy golat e parë për Stoken dhe për këtë thotë se është shumë i lumtur.

“Performancë e mrekullueshme ekipore sot!! Dhe i lumtur për golat e parë në Premier Ligë!! Faleminderit për përkrahjen e mrekullueshme ‘Potters’! XS duke festuar si bos”, ka shkruar ai në Facebook.

Stoke City tani zë pozitën e nëntë në tabelë.


xherdanshaqiri453559_n