Xheni dhe Bendardi i dhanë fund dashurisë së tyre para disa muajsh, por postimet e fundit zgjojnë dyshime se ka ende diçka.
Nga Xheni kemi parë postime ku shprehet e zhgënjyer nga njerëzit, ndërsa Benardi sot na ka habitur duke bërë një postim me ndjenja romance që duket se i drejtohet pikërisht Xhenit.
“Lindja e diellit, njajt si sytë e tu!”-ka shkruar Benardi, disa orë pasi Xheni kishte publikuar disa selfie.
Dyshimet janë shtuar mënjëherë pasi Xheni ka publikuar në rrjetet sociale një foto të legjendës së ‘Fillit të kuq’.
Legjenda e ‘Fillit të kuq’ bazohet te fati një bestytni mjaft e përhapur në Kinë dhe Japoni.
Thuhet se secili prej nesh lind me një fill të kuq të padukshëm të lidhur te gishti i vogël i dorës së majtë, i cili na lidh pazgjithshmërisht me shpirtin tonë binjak me të cilin herët ose vonë do të takohemi.
Mos vallë Xheni dotë na thotë se e ka gjetur dashurinë dhe se pavarësisht ndarjes së momentit për ta ka ende shpressë. /Gazeta Express/



















