Megjithatë vetëm pak javë më parë Xheni dhe Benardi i dhanë fund lidhjes së tyre dhe gjithashtu pjesëmarrjes së tyre në “Dance With Me”.
Pas ndarjes Xheni u largua për në Itali, ndërkohë që Benardi ka vijuar jetesën në Tiranë. Kohët e fundit kemi parë disa postimeve të të dyve të cilat kanë shtyrë ndjekësit të mendojnë për një rikthim mes tyre.
Megjithatë pasditen e sotme Xheni ka publikuar një foto në të cilën ka treguar se është kthyer në Shqipëri dhe ndodhet në Tiranë, ku ajo nuk ka asnjë nga të afërmit e saj pasi jetojnë në Itali. Të jetë kjo shenja përfundimtare për rikthimin e tyre?/Gazeta Express/


















