Historia e tyre e dashurisë mori hapësirë në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi. E sapo mbërritur nga Italia, Xheni i tregoi Ermalit se ata të dy kanë problem mos kuptimin e njëri-tjetrin teksa nga veprimet e sjelljet e saj në studio kuptojmë se sa ajo ende ka një energji të fortë ndaj Benardit. Pyetjeve të Ermalit nëse ai i i mungon apo nëse është kthyer edhe për të, ajo i përgjigjet shpesh me një buzëqeshje duke na konfuzuar më shumë.
Për ta ngacmuar në lidhje me këtë, moderatori sajon një lajm në studio duke i thënë Xhenit se Benardi është lidhur me një tjetër protagoniste të Big Brother teksa ajo shtanget.
“Benardi??? ( e habitur) Jeni të sigurtë që po flisni për Benardin… (qesh) …” – kaq mjaftoi dhe Ermali ndërhyn sërish e i thotë “do thoje për Bernadin tim”? … Megjithatë nuk dihet nëse për këtë çift do të ketë një rikthim./In Tv/

















