Ajo ka publikuar një video në rrjete sociale në të cilën është surprizuar në lokal, ndërkohë që i kanë ardhur dy tufa lulesh nga mikeshat e saj mes tyre edhe moderatorja Xhemi Shehu.
Krahas videos Xhemi, e cila ka hapur një adresë të re në rrjete sociale është shprehur se e ka shpirt Arbanën.
Nuk është hera e parë që dy moderatoret e Top Channel tregojnë dashurinë që kanë për njëra-tjetrën si dhe mbështetjen e tyre në sukseset profesionale./Gazeta Express/

















