Xhelal Sveçla është zëvendësministri i parë në Qeverinë Kurti

E publikuar: 06/02/2020 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Xhelal Sveçlën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, sot është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ky vendim u mor sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan IndeksOnline.

Më 3 shkurt, Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme.