Xhaxhai dhe shoku i tij shqiptar priteshin si miq në shtëpi, ata përdhunonin 3 vajzat e vogla

E publikuar: 11/10/2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy pedofilë, një ndër ta shqiptar, janë arrestuar në Romë nga skuadra e ndërhyrjes së shpejtë të Policisë italiane. Të arrestuarit janë A.D, një italian nga Roma 37 vjeç dhe Z.L. një qytetar shqiptar 43 vjeç. Italiani është xhaxhai i tre vajzave dhe tjetri miku i familjes. Tre vajzat janë abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur.

Dy pedofilët ishin në gjendje të vepronin pa zhurmë për një kohë të gjatë sepse ata gëzonin besimin e gjithë familjes. Pedofilët përfituan nga vajzat e që ishin konfuze, aq sa aktet seksuale të përsëritura u dukeshin si dëhmi të pafajshme të dashamirësisë së dy burrave.

Hetimi u bazua thuajse tërësisht në rrëfimet e viktimave, të konfirmuara më pas nga teknika. Për të dy personat është urdhëruar paraprakisht, arresti në shtëpi./Syri.net