Nënkryetarët e partive të tyre, Xhavit Haliti nga PDK, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca ish-nënkryetar i VV-së, nuk po hezitojnë të fotografohen së bashku.
Ata në një takim në Strasburg me delegacionin e Francës, në Këshillin e Evropës, të kryesuar nga Rene Rouquet, janë pajtuar që ky delegacion ta mbështesë Kosovën në procesin e konkurrimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në fotografi shihet se nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së, si dhe ish-nënkryetari i VV-së, ishin të gëzuar gjatë atij takimi dhe se nuk u pengonin çështjet politike me të cilat kanë shumë mosmarrëveshje mes vete./Indeksonline