Xhavit Haliti: Mishi i prishur, është i rezervave të ushtrisë së ndonjë shteti

E publikuar: 18/04/2018 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, gjatë debatit të sotëm në Kuvend tha se mishi që ka hyrë në Kosovë nuk është nga Europa, por është mish i ndonjë shteti për rezervat e ushtrisë, nuk e plotëson asnjë standard që ta hanë njerëzit.

‘Mishi që ka ardhë në Kosovë nuk është mish i Europës, është mish i rezervave të ndonjë shteti të ushtrisë që nuk i plotëson standardet për asnjë vend në botë që me hangër njerëzit’, tha Haliti.

Ai tha se po diskutojnë për mishin, por nuk po flasin edhe për pemët e perimet që janë me shumë pesticide e të dëmshme për shëndetin.

Deputetët po diskutojnë për skandalin me mishin e prishur dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë./kallxo.com/