Xhavit Drenori: Nëse do të bëhesha vrasës, do ta vrisja Imer Bekën

E publikuar: 05/08/2017 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Xhavit Drenori, e ka akuzuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Bekën, për inkurajim të korrupsionit në Komunën e Drenasit, duke mos vepruar konform ligjit përkundër fakteve Përmes Facebookut. Drenori ka thënë se gjatë mandatit të tij si asambleist, ai ka hasur në shumë raste korruptive në Drenas.

Ky është postimi i plotë i Drenorit:

Nuk jam vrasës, por nëse një ditë do bëhesha, do e vrisja vetëm një njeri, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka!

Ky zotëri që paguhet nga taksat tona për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, me mos veprim, sado fakteve që ka në tavolinë, ka inkurajuar korrupsionin në Drenas.
Gjatë mandatit tim prej asamblisti kam hasur shumë raste korruptive në komunën e Drenasit.

Çdo njërit prej rasteve jam munduar t’i gjejë zgjidhje tek organet përkatëse komunale, ekzekutivi apo kuvendi komunal, por fatkeqësisht në shumicën prej tyre pa sukses.
Faktet e mbledhura të rasteve korruptive gjatë këtij mandati që nga marsi 2015 i kam përcjellur në mënyrë të vazhdueshme në Prokuroritë përkatëse dhe Departamentin e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Gjashtë kallëzimet penale dhe pesë denoncimet në Policinë e Kosovës,të argumentuara dhe konsultuara me avokatë, kurrë nuk i nxorrën para përgjegjësisë zyrtarët që abuzuan skajshmërisht me pozitat zyrtare në dem të qytetarëve sepse nuk ka prokurorë që “guxon” të ju ngrisë aktakuza.

Nga njerëz “me muskuj fallco politik” në Drenas kam degjuar edhe këtë:
“Veq po lodhesh kot me kallxime penale dhe denoncime sepse ne i kemi njerëzit tanë në këto institucione!”.

Miq, dy nga shumë rastet që kam deponuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dje i shpalosa në emisionin “PA RROTLLA”. (Pritet të shfaqet në RTK pas disa ditësh/foto 2).
Ndërsa rastet tjera kam vendosur ti publikoj në njërin nga portalet/foto3. (Së shpejti e bëjmë publike).
Rastet korruptive prekin fushën e urbanizmit, arsimit dhe pronës në Drenas.

Dy rrugë i kemi përpara si shoqëri:

1. T’i çkapim institucionet apolitike (gjyqësorin) nga persona të caktuar politik me rrugë institucionale duke thirrur para përgjegjësisë zyrtarët përkatës ose,

2. Rrebelim popullor dhe përmbysje me dhunë e sistemit klientel e korruptiv para se të bëhët vonë!