Xharra godet Driton Selmanajn: Po përpiqesh te fitosh poena brenda LDK’së

E publikuar: 02/10/2017 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kryeparlamentarit Veseli, ish-pjesëtarin e shoqërisë civile, Driton Selmanajn, e ka goditur edhe ish-gazetarja Arbana Xharra, tash pjesë e PDK’së. Xharra tha se Selmanaj tërë kohën ka qenë dorë e fshehur e LDK’së edhe gjatë kohës që ishte pjesë e shoqërisë civile.

Xharra, përmes një shkrimi në Facebook, tha se Driton Selmanaj po përpiqet të fitojë poenë brenda LDK’së, “Çlirohu o burrë i botës, se është harxhuar ky diskurs, s’fiton poenë brenda partisë kështu – të duhen edhe 20 vjet me e prit radhën në LDK, derisa të plaken edhe ata para teje”, transmeton Express.

“Me aq sa e njeh publiku, Driton Selmanaj, tërë kohën ka qenë një i mbështjellë i LDK-së në shoqërinë civile – dorë e fshehur e tyre. S’di çka po i jep zor tash, kur shefin e kishte kryeministër në mandatin e kaluar: pse nime nuk iniciuan hetime për SHIK-un?! Mesap janë tutë që u dalin duqet e tyre. Edhe diqysh Driton, kur po flet po dukesh si me kanë kaps. Çlirohu o burrë i botës, se është harxhuar ky diskurs, s’fiton poenë brenda partisë kështu – të duhen edhe 20 vjet me e prit radhën në LDK, derisa të plaken edhe ata para teje”, ka shkruar Xharra.