Arbana Xharra ka thënë se distancohet nga gjuha që e ka përdorur ish-bashkëpartiaku i saj, kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ndaj kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
“Si bashkëpartiake e Hajdar Beqës, distancohem nga gjuha fyese që ai ka përdorur ndaj Mimoza Kusarit duke e quajtur “prostitutë politike”. Ne jemi në garë politike dhe jo në armiqësi dhe kjo gjuhë na fyen të gjitha grave. Ka ardhur koha të emancipohemi politikisht dhe të dënojmë gjuhën denigruese nga kushdo që vjen”, ka thënë Xharra në një postim në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.
Xharra ka thënë poashtu se pavarësisht mospajtimeve me kundërshtarët politikë, askush nuk guxon të fyejë dhe linçojë tjetrin.
“Në muajin e fundit kam qenë një nga personat më të linçuar nga militantët politikë të Vetëvendosjes, andaj unë ngris zërin në mbrojtjen e të gjitha grave në politikë që fyhen dhe nënçmohen”, ka përfunduar ajo.


















