Granit Xhaka përgënjeshtroi raportimet që pretenduan se futbollisti me origjinë shqiptare i Borussia Monchengldbach do të bashkohet me Bajernin e Mynihut në fund të sezonit. Një gazetë Kosovare pretendoi se Gladbach kishte arritur një akord për transferimin e tij te kampionët e Bundesligës por 22-vjecari u shpreh se ky ishte një trillim i pastër.
“Nuk e kam idenë se cili mund t’ia ketë thënë një gazete gjëra të tilla, duhet të jenë njerëz që dinë më shumë sesa unë vetë, – deklaroi Granit Xhaka duke ironizuar ndërsa shtoi, – Mund t’iu them vetëm se nuk kam pasur kurrë ndonjë kontakt me Bajernin e Mynihut dhe sigurisht që nuk kam ndonjë akord me Bayernin. Këto janë gjëra pa kuptim.”
Përgjigja e Granit Xhakës u ndoq nga një deklaratë e agjentit të tij, i cili deklaroi se ai mund ta përjashtojë me 100% këtë lajm.
Granit Xhakës do t’i duhet të përballej me konkurencë të fortë te Bayerni nëse do të transferohej në Allianz Arena dhe futbollisti shqiptar pranoi se nëse do të linte Borussian ai do të transferohej në një klub të madh ku do të luante një rol po aq të rëndësishëm sa te Mynchengladbach.