Bayern Leverkusen dhe skuadra e Arsenalit kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
“Marrëveshja e arritur në maj tani po nënshkruhet midis klubeve – drita jeshile erdhi pas përfundimit të marrëveshjes së Rice”, ka raportuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Transferimi i Xhakës në Bundesligë ka kushtuar 25 milionë euro. Ai pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me gjigantët gjermanë.
Mesfushori shqiptar momentalisht është duke kryer kontrollet mjekësore dhe zyrtarizimi i tij pritet të ndodh gjatë këtyre ditëve.
Xhaka është rikthyer në Bundesligë pas shtatë viteve të kaluara te Arsenali.