Futbollisti i njohur nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se ndihet i lumtur pasi realizoi dasmën e tij në prezencën e familjarëve të tij.
Shqiptari i cili është mesfushor i Arsenalit, në një intervistë për gazeten zvicerane Blick.ch, ka folur tutje edhe për dëshirat e tij i të qenit një baba i përkushtuar.
Kur është pyetur nëse ai dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të ndonjë fëmije, ai ka thënë se kanë menduar diçka të tillë porse duhet të ndodh në kohën e duhur, pasi sipas tij nuk preferon të bëhet baba gjatë Kampionatit Botëror.
”Shpresoj të kem së shpejti por, jo gjatë Kampionatit Botëror. Nuk do dëshiroja që ajo të ndodhte. Duhet një plan i mirë për fëmijën”, është shprehur Xhaka, transmeton Klan Kosova.


















