Bayern Munichu është 17 para Borussia Monchegladbachut në Bundesliga, por kjo nuk i ka penguar Granit Xhakës që të kërkojë fitoren ndaj ekipit që sivjet po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Xhaka është në dijeni për fuqinë e Bayernit, por forma që e shfaqi ekipi i tij në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit dhe Manchester Cityt, ka shtyrë mesfushorin shqiptar që të synojë fitoren.
“Fakti se Bayerni është ekip i madh, është i qartë. Por edhe Juventusi e Manchester City janë ekipe të mira dhe në Ligën e Kampionëve treguam se mund t’i mposhtim. Nëse tregohemi më të mirë se në ndeshjen ndaj Hofenheimit, ne kemi shanse për fitore”, ka thënë Xhaka.
“Nuk do të luajmë lojë të hapur si ndaj Hoffenhemit, por natyrisht se nuk do ta parkojmë autobusin”.