Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se fitorja ndaj Ludogorets Razgrad (2:3) ishte një natë e madhe për ekipin londinez
Arsenali ishte duke humbur me rezultat 2:0 nga Ludogorets Razgrad, por ekipi i Arsen Wengerit e riktheu rezultatin në 2:3, golin e parë për londinezët e shënoi pikërisht Granit Xhaka.
“Kjo është një natë e madhe për ne. Ishte fantastike rikthimi nga disavantazhi. Arsenal e kanë bërë këtë”, ka shkruar Xhaka në “Facebook” përcjell Express.


















