Granit Xhaka është bërë futbollist shumë i mirë. Meqenëse shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij, Borussia Moenchengladbach, e ka quar në qiell çmimin e kartonit të tij..
Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë të re me klubin gjerman, deri në viti 2019. Sipas klauzolës që e ka vendosur klubi nga Bundesliga, ylli kosovar do të mund të kalojë a ndonjë skuadër evropiane, vetëm nëse ai klub paguan dëmshpërblim prej 25 deri në 30 milionë euro.
Këtë e ka zbuluar gazeta e famshme gjermane, “Bild”, sipas së cilës Bayern Munich mund ta përballojë këtë shumë për ta blerë futbollistin prishtinas, i cili tashmë është bërë më i shtrenjti ndër shqiptarë. “Sigurisht, Bayerni është klub i madh dhe superior për mua, por aktualisht jam i përqendruar vetëm në Borussia Moenchengladbach”, ka thënë Xhaka. /Zëri