Xhaka: Ishim pa fat ndaj Brightonit, kemi mundur të kthehemi me tri pikët

E publikuar: 28/12/2018 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Brightonit në udhëtim.

Topçinjtë ishin duke udhëhequr pas golit të Pierre Emerick Aubameyang, por në pjesën e parë pësuan gol për tu barazuar ndeshja në 1-1.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thënë se synimi i skuadrës së tij ishte t’i marrin tri pikët dhe për këtë dhanë maksimumin.

Por sipas shqiptarit me pasaportë zvicerane skuadra e tij nuk kishte fat në këtë takim.

“Synimi ishte t’i fitonim pikët e plota dhe ne dhamë maksimumin, por ndoshta me pak fat ne kemi mundur t’i fitojmë pikët e plota. Kur ishim duke udhëhequr 1:0, ne patëm edhe dy apo tri raste të mira, por pritjet nga portieri ishin të shkëlqyera”, u shpreh Xhaka.

(Foto: Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e dytë ishte e vështirë, Brightoni luajti shumë mirë në mbrojtje, qëndroi kompakt dhe luajti vetëm me kundërsulme. Kemi pasur raste edhe në pjesën e dytë, por jo sa në pjesën e parë”.

“Duhet të pajtohemi, ky është futbolli dhe ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra për të ardhmen”, ka deklaruar Xhaka.

Arsenali pas 19 javëve në elitën e futbollit anglez ka grumbulluar 38 pikë dhe zë vendin e pestë në tabelë. /Telegrafi/