Xhaka i 16-ti më i mirë në botë, babai i tij: Një ëndërr e bërë realitet

E publikuar: 28/10/2024 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka i cili luan për Bayer Leverkusenin është renditur në top 16 për Topin e Artë.

Lidhur me këtë ka reaguar me krenari, babai i tij, Ragip Xhaka.

“Granit Xhaka në top 16 për Topin e Artë – Një ëndërr e bërë realitet për një babë krenar! Sot zemra ime rreh më fort se kurrë, sepse biri im, Graniti, është renditur në vendin e 16-të për Topin e Artë. Ky është momenti kur ëndrrat tona, sakrificat dhe përkushtimi shndërrohen në një realitet. Graniti është një shembull për çdo të ri që synon majat!”
Nga thellësia e zemrës, faleminderit që më bën krenar çdo ditë. Të dua, biri im, dhe gjithmonë do të jem me ty në çdo hap të rrugës tënde!”.