Roma siç duket duhet ta braktisë planin për transferimin e Granit Xhakës.
Transferimi i Granit Xhakës tek Roma është më larg se kurrë më parë.
“Giallorossët” nuk po dëshirojnë të paguajnë 25 milionë funtet që po i kërkon Arsenali, ndërkohë “The Gunners” po punojnë fuqishëm për vazhdimin e kontratës së Xhakës dhe këtë e konfirmoi edhe menaxheri, Mikel Arteta i cili deklaroi se kapiteni zviceran është lojtar i rëndësishëm për ta.
Roma tani po mendon ta transferojë anëtarin e AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners. Tiago Pinto tashmë ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe Roma është pozitive për transferimin e tij.
Edhe çmimi i Koopmeiners i konvenon italianëve për dallim prej atij të Xhakës.