Xhaka e merr “dostin” shqiptar në Monchengladbach

E publikuar: 08/05/2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Granit Xhaka është duke tentuar afrimin e një shqiptari tjetër në Borusia Monchengladbach.
Sipas disa gazetave gjermane, te skuadra e Monchengladbach pritet të transferohet edhe shqiptari tjetër i Zvicrës, Admir Mehmedi.

Monchengladbach është duke kërkuar zëvëndësuesin e sulmuesit të njohur, Max Kruse që në fund të edicionit pritet ti bashkohet skuadrës së ëolfsburg.

Xhaka e ka propozuar Mehmedin si zëvëndësues të tij dhe se Monchengladbach ka nisur bisedat e para për këtë transfer./Indeksonline/