Xhafer Zymberi dhe Mirsad Ndrecaj e kishin paralajmëruar vdekjen e tyre (Foto)

E publikuar: 10/05/2015 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirsad Ndrecaj, ish kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i vrarë në Kumanovë, kishte shkruar në Facebook, lidhur me situatën e shqiptarëve në Maqedoni.

 

Shkrimi i plotë i Mirsad Ndrecaj në Facebook:

Te nderuar bashkombas Shqipetar nga te Gjitha trevat Shqipetare. Jau bej me dije se Mbas sulmit ne karakollin e Goshinces qendrojn Djemt me te ndershem te Kombit Shqipetare ata djem qe e nisen Luften ne Vitin 2001 ne Iliride dhe qe e Fituan Ate lufte po udheheqsija politike me ne Krye me Ali Ahmetin e shiten Ate lufte per interesa personale ne Ish eproret e UCK asnje her nuk u pajtuam me Marreveshjen e Ohrit e Cila edhe me Kalimin e kohes e Deshmoj se nuk ishte ne te mire te Popullit Shqipetar ku asnje her nuk u Realizua asnje pik e saj ne te mir te Popullit po qka u realizua veq ne te Mire te disa individeve te cilet perfituan personalisht duke i shitur interesat Kombetare ku edhe ushtrija kishte emer Ushtrija Qlirimtare Kombetare. Ajo qka i ka Munduar me se Shumti opinionin e Gjere vendas e dashakeqas te Shqiptareve jau bejme me Dije se nuk ka vlere me te larte per ne se sa realizimi i aspirateve Kombetare dhe nuk ka pasuri qe Egziston ne kete Bote qe mundet me na ble e ne qe te Dalim kunder Gjakut te shokeve tane qe dhane jeten per nje qellim e aj qellim ishte dhe do te mbetet Shqiperia Natyrale. Sot ne Iliride kemi politikan te Pasur dhe Popull te varfer e te mjeruar ku Maqedonasit investojn me Qindra miliona Euro ne Shkupin e Shqiptarve duke bere Histori te rrejshme me permendore te Iks personave te cilet as nuk kan pas te bejn me historin e ndershme te Shkupit dhe Ilirides, kurse askush nuk e ngriti zerin pse asnje Shkolle asnje Fabrike asnje Spitale nuk u be te Shqiptaret per te jau lehtsuar jeten, po Qdo dite e me shum duke jau bere jeten me te veshtire me Ndihmen e Shqipfolesave vetem qe Shqiptaret te Largohen nga trevat e veta. Popull i dashur Shqipetare ne token e Ilirides ju Betohemi ne Gjakun me te Ndershem te Deshmoreve te Kombit Shqipetare se ne Djemt tuaj per Lirine Tuaj ne me Shume e duam Vdekjen se sa Armiku e don jeten vetem e Vetem qe femijet Tane dhe ju Shqipetare nje her e Pergjithmon te Jetoni ne Tokat tuaja te lire ndershem si Qdo popull i botes se Civilizuar. UCK ja e Vertet Gjithmon ka Goditur ne Cake dhe Gjithmon do te Godet aty ku armikut Do ti Djege me se Shumti. Ne Luften nuk e Duam po ajo kur te na imponohet ne jemi Gjithmon ne Balle per te Mbrojtur Popullin tone te Dashur Shqipetare.

Me Rrespekt, Mirsad Ndrecaj Nato.