Xhafer Tahiri i pushon pak sytë teksa Abdixhiku flet në Kuvendin e LDK-së

E publikuar: 31/01/2026 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili përgjatë zgjedhjeve lokale ishte në qendër të vëmendjes për shkak të koalicionit që kishte bërë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe përplasjeve me Lumir Abdixhikun, po merr sot pjesë në Kuvendin e LDK-së.

Tahiri është parë teksa i pushon paksa sytë në Kuvendin e LDK-së, derisa kryetari i partisë Lumir Abdixhiku po mban një fjalim para anëtarëve të Kuvendit.

Kuvendi i LDK-së po mbahet pas rezultatit të dobët që LDK ka marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit./express