Janë të shumtë ata që e kritikojnë Van Gaal për ashpërsinë e tij në drejtimin e skuadrave por një prej ish futbollistëve të tij më të famshëm del në mbështetje të trajnerit holandez. Një despot i mirë. Kështu e përshkruan Xavi, Van Gaal, ish trajneri i tij nga 1997 deri në 2000 në stolin e Barcelonës. Metodat e punës së holandezit sipas Xavit që debutoi me skuadrën e para pikërisht nën drejtimin e Van Gaal, janë efikase.
“Unë do ta kujtoj për gjithë jetën, por për mirë”, – deklaroi Xavi duke shtuar – “Ishte shumë i drejtëpërdrejtë. Një ditë më poshtëronte përpara gjithë grupit dhe ditën tjetër më thoshte që isha si Zidane. Të gjitha këto marrë në kompleks për një periudhë të gjatë, kishin efekt pozitiv”.
Xavi e pranon se një trajner si Van Gaal, nuk ka rrugë të mesme.
“Nën drejtimin e tij, një ditë luaja në “Old Trafford” dhe pak ditë më pas përballesha me Alcovanon e Kategorisë së Tretë me skuadrën e dytë të Barcelonës”, -tregon Xavi, “por edhe kjo ishte një mënyrë pozitive pune pasi për një 18-vjecar siç isha unë kur kthehesha në skuadrën e parë më bënte më të uritur se kurrë për të siguruar vendin”.