Presidenti i Barcelonës këmbënguli për muaj të tërë, për të bërë Xavi-n të ndryshojë mendje dhe marrëveshja tani është e vulosur.
Klubi vendosi të shqyrtojë opsione të tjera vetëm në rast se Xavi po konfirmonte planin e tij për t’u larguar, tani duke qëndruar.
Trajneri aktual i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili muaj më parë ka lajmëruar largimin nga klubi katalanas, do të vazhdojë të jetë në krye të stolit edhe për sezonin e ardhshëm.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, vendimi është marrë pas diskutimit të Xavit me presidentin Laporta këtë të mërkure.
Laporta ishte ai që këmbënguli për muaj të tërë për ta mbajtur Xavin, i cili në fund ka ndryshuar mendje dhe marrëveshja tashmë thuhet se është firmosur.