Xavi dhe Alves, prioritetet e Bartomeut

E publikuar: 07/04/2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I vetëdijshëm për largimin e Pedro Rodriguezit në fund të sezonit, numri një i klubit, kërkon të mos lejojë largimin e dy emrave të rëndësishëm, të Dani Alves dhe Xavi Hernandez.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka vendosur të merret personalisht me dy çështje të hapura në kampin katalanas. I vetëdijshëm për largimin e Pedro Rodriguezit në fund të sezonit, numri një i klubit, kërkon të mos lejojë largimin e dy emrave të rëndësishëm, të Dani Alves dhe Xavi Hernandez. Mbrojtësi brazilian mund të shndërrohet në një çështje gjatë verës, pasi që nga muaji janar ai ka të drejtë të negociojë me çdo klub për të ardhmen e tij. PSG dhe Manchester United kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e 31-vjeçarit, që por pret ofertën më të mirë financiare për të marrë një vendim përfundimtar.

Në princip, Alves dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por sigurisht nëse oferta e Bartomeut përmbush pritshmëritë e tij. Synimi i Alves është të nënshkruajë për 3 vjet dhe sigurisht me një pagë të përafërt me atë që mund t’i sigurojnë klubet e tjera. Pas sfidës me Almerian, pritet që menaxherja e Alves të takohet me drejtuesit më të lartë të Barcelonës, mes të cilëve do të jetë edhe vetë presidenti Bartomeu, i cili synon t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare, me një shumë që mund të ndryshojë në varësi të numrit të ndeshjeve të mbrojtësit.

Në frontin tjetër, Bartomeu kërkon ta sqarojë sa më shpejt të ardhmen e Xavi Hernandez. Presidenti katalanas e ka të qartë se duhet të nxitojë për të shmangur largimin e mesfushorit drejt Katarit. Kohët e fundit, Bartomeu ka zhvilluar disa biseda me kapitenin për t’i shprehur dëshirën e klubit që ai të qëndrojë të paktën edhe një vit te Barça.