WSJ: Apple po ndërton një makinë elektrike – dhe do të jetë gati në 2019 (Foto)

E publikuar: 21/09/2015 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple po përshpejton punën për ndërtimin e makinës së saj të parë elektrike. Sipas The Wall Street Journal, kompania ka angazhuar punonjësit dhe burimet e saj që të ketë gati makinën në vitin 2019.

Burime të afërta me kompaninë bëjnë të ditur se projekti është koduar me emrin Titan. Kompania ka trefishuar numrin e punonjësve për ndërtimin e makinës deri në vitin 2019. Për Apple-in do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pasi, edhe pse ka punësuar disa ekspertë nga industria e automjeteve, kompania nuk ka eksperiencë në ndërtimin e makinave.

Makina e re e Apple-it thuhet se nuk do të jetë krejtësisht autonome, dhe pse krijimi i një makine vetë-drejtuese është akoma në planet afatgjate të kompanisë.